Ervin Salianji del kundër Enkelejd Alibeajt, zbardhet kërkesa e tij

0
Ervin Salianji del kundër Enkelejd Alibeajt, zbardhet kërkesa e tij
Gjigandi

Është shoqëruar me debate propozimi i kreut të Grupit Parlamentar Demokrat Enkelejd Alibeaj për bashkimin e Partisë Demokratike, i cili erdhi në formën e një platforme me disa pika që rikthen në PD të përjashtuarit, përveç ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gazetari i Panorama.al Mariglen Kume raporton se deputeti Ervin Salianji ka dalë kundër kësaj pike për përjashtimet duke nënvizuar se nuk duhet të ketë të përjashtuar, ndërkohë që ka rënë dakord për pjesën tjetër.

“Duhet të kemi një pikë përbashkuese. Të shtyhet procesi dhe të ketë gjithëpërfshirje”,

është shprehur ai.

Më herët i pari deputet në radhët e Rithemelimit që doli publikisht kundër formulës së Alibeajt për bashkimin e PD, ishte Luçiano Boçi i cili tha se bashkimi nuk mund të vijë përmes një platforme individuale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu