I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Luli Papajani, Zooteknik, pjesë e grupit të punës për ligjin për Blegtorinë foli për rrezikun që i kanoset konsumatorit nga mungesa e etiketave në produktet e tregtuara në supermarkete. Papajani tha se mungesa e këtyre etiketave keqorienton konsumatorin dhe sjell probleme me konkurueshmërinë. “Subjektet duhet të vendosin në etiketë vendin e origjinës së produktit, ku një pjesë e tyre kanë një shkrim aq të vogël saqë bëhet i padallueshëm, ndërsa mishi i ngrirë vendos vetëm datën e prodhimit, më gënjen si konsumator. Çmimi i filetove nga importi është më i lirë, mungesa e etiketës keqorienton konsumatorin, i cili nuk ka marrë informacionin e duhur. Një pjesë e përgjegjësisë i mbetet edhe supermarketeve, të cilat marrin produkte nga shumë vende dhe mashtrojnë me vendin e origjinës”-tha Papajani. Përsa i përket etiketimit të produktit ushqimor (mish) që vjen i ngrirë nga importi, Papajani tha duhet të shkruhet në etiketë.“Mishin e ardhur nga importi, subjektet janë të detyruara ta shkrijnë për ta vendosur në qese më të vogla dhe ta ngrijnë e ta nxjerrin në treg, por duhet të shkruhet në etiketë dhe unë si konsumator duhet ta di. Përsa i përket gjurmueshmërisë, kemi një shmangie te mishrat e ngrirë dhe shkrirë, nuk arrijmë t’i kapim dot. Problem për Papajanin, mbetet përpunimi i produkteve në markete pa infrastrukturën dhe teknologjinë e duhur, duke rrezikuar kontaminimin e ushqimit.“Duhet të reagojmë ndaj këtyre problemeve, VKM 434 rregullon problemet, por janë të pazbatueshme, ndaj duhet të mblidhen grupet e interesit për të vendosur rregulla, duhet riparë”-tha Papajani.
Ballina Aktualitet Ushqimet pa etiketa, Papajani: Marketet mashtrojne per origjinen e produkteve – Lajmi...