Vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë ditës. Por herë pas here pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli Skandinav dhe Europa Qendrore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa Britania e Madhe dhe pjesa më madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu, KU herë pas here në brigjet e detit të ZI do të jenë dhe në formë rrebeshi.
Kosova
Vijojnë masat e paqëndrueshme atmosferike të jenë prezente në Kosovë duke bërë që të mbeten vranësirat e shpeshta prezente të cilat do të sjellin herë pas here reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit të Kosovës. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të mbetet në ndikimin kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin sërisht reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit të MV. Moti pritet të jetë më i qëndrueshëm në zonat Veriperëndimore të MV.