Salianji: Basha, humbësi që kërkon të përcaktojë pasardhësin

0
Salianji: Basha, humbësi që kërkon të përcaktojë pasardhësin
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë një tjetër komnet në rrjetet sociale ku bën akuza të vorta ndaj kryetarit Lulzim Basha.

Salianji thotë se humbësi i zgjedhjeve duhet të largohet dhe nuk mund të caktojë se kush do të jetë pasardhësi.

“Dorëheqja është akt i ndërgjegjes, por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund të imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!

Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu! Për interes të Partisë Demokratike shumica e grupit parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin! Vota ishte kundër tij!” –

shkruan Salianji.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu