Ujë me limon/ Trajtimi natyral kundër urthit dhe refluksit të stomakut

0
Gjigandi

Refluksi i stomakut dhe urthi ndodhin kur acidi nga stomaku juaj arrin në fytin tuaj. Kjo mund të shkaktojë ndjesinë e djegies dhe acarim në ezofagun tuaj. Kur kjo ndodh, ju mund të vuani një ndjesi djegieje në gjoks ose në fyt. Kjo njihet si urthi.

Çfarë thotë studimi shkencor amerikan mbi përdorimin e ujit me limon kundër urthit?
Ka prova shkencore se ushqimet e pasura me acid askorbik, të tilla si lëngu i limonit, ndihmojnë në mbrojtjen e stomakut nga disa tumore të caktuara dhe dëmtime të tjera. Këto gjetje ishin veçanërisht të vlefshme për njerëzit që vuajnë nga ulçerat peptike.

Si ta përdorni ujin me limon kundër urthit dhe refluksit
Megjithëse lëngu i limonit është mjaft acid, sasi të vogla të përziera me ujë arrijnë të kenë një efekt alkalizues kur tretet. Kjo arrin të ndihmojë neutralizimin e acidit në stomakun tuaj. Nëse vendosni të provoni këtë trajtim në shtëpi, duhet të përzieni një lugë gjelle lëng limoni të freskët me 250 mililitra ujë. Pastaj pijeni përzjerjen rreth 20 minuta para çdo vakti ngrënie për të ndihmuar në parandalimin e simptomave që mund të shkaktohen nga ushqimi. Sigurohuni që ta pini këtë përzierje përmes një kallami ose pipëze plastike nëse është e mundur.

Kjo mund të parandalojë acidin të bjerë në kontakt me dhëmbët tuaj pasi mund të shkaktojë gërryerje të smaltit të dhëmbëve. Asnjëherë nuk duhet të pini direkt lëng limoni për shkak të aciditetit të tij të përqendruar. Lëngu i limonit duhet patjetër të tretet me ujë për të qenë efektiv. Mund ta përdorni kurën e mësipërme për një periudhë 3-4 javore dhe ta përsërisni sa herë urthi dhe refluksi shkaktohen në organizmin tuaj.

Përmbledhje e informacionit dhe çfarë duhet patur parasysh
Nëse jeni të interesuar ta provoni këtë kurë natyrale në kushtet e shtëpisë, mos harroni ta trazoni plotësisht lëngun e limonit me sasinë e duhur të ujit. Shtoni jo më shumë se një lugë gjelle lëng limoni. Ju mund të provoni të pini një sasi të reduktuar në fillim për të përcaktuar se çfarë lloj efekti mund të ketë për tretjen tuaj. Në këtë rast, pini vetëm gjysmën e sasisë së përmendur më lart. Nëse nuk keni probleme me aciditetin, atëherë vazhdoni të provoni sasinë e plotë. Nëse simptomat e urthit dhe refluksit vazhdojnë, duhet të flisni me mjekët. Ata mund të ndihmojnë në hartimin e planit më të mirë të trajtimit për ju.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu