UEFA-s për fondin 4.3 milionë euro që nxjerr blof federatën…

0
Gjigandi

Para disa ditësh, UEFA, përmes pro jektit “HatTrick”, akordoi për 55 federatat anëtare, ku bën pjesë edhe FSHF, nga 4.3 milionë euro. Drejtori i administratës në FSHF, Kejdi Tomorri, në një prononcim për gazetën deklaroi se nga ky fond, 3.25 milionë euro do të shkojnë për ndërtimin e stadiumit të Kukësit.

Duke ditur vështirësitë e krijuara në futbollin shqiptar nga “COVID-19”, duket e guximshme që të investosh në një stadium, që ka pak ndikim në futbollin tonë, përpara ndihmës për klubet.

“Panorama Sport” ka siguruar në mënyrë ekskluzive letrën që sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Teodor Teodoris, u ka dërguar të gjitha federatave anëtare se si mund të përdoret fondi “HatTrick”. Aty specifikohen të gjithë hapat që duhen ndjekur, ku nuk përjashtohen edhe pagesa rrogash, të ndikuar nga kriza financiare që ka shkaktuar pandemia “COVID-19”. Letërkëmbimi lë të kuptosh se ky fond i radhës është më shumë për situatën e krijuar nga Koronavirusi.

Ja letra që UEFA i ka nisur FSHF-së për fondin “HatTrick”:

“Për shoqatën anëtare të UEFA-s Për dijeni të presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm

RonaTyra

Rregulloret e UEFA-s, ‘HatTrick’ IV dhe V – Ndryshime

I nderuar zotëri apo zonjë. Siç parashikohej gjatë videokonferencës së zhvilluar më 21 prill me sekretarët e përgjithshëm / drejtorët e përgjithshëm të të 55 shoqatave e anëtarëve të UEFA-s, administrata e UEFA-s, me mbështetjen e byrosë së UEFA-s, ‘HatTrick’, i paraqiti Komitetit Ekzekutiv të UEFAsë një propozim për të ndryshuar rregulloret e UEFA ‘HatTrick’, IV dhe V, në mënyrë që t’u japin shoqatave kombëtare më shumë fleksibilitet në përdorimin e fondeve të ‘HatTrick’ gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme, për të ndihmuar në adresimin e pasojave të pashembullta të pandemisë ‘COVID-19’. Unë jam i kënaqur t’ju informoj se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur si më poshtë në mbledhjen e 23 prillit:

Rregulloret e UEFA-s ‘HatTrick’ IV

Shoqatat anëtare të UEFAs mund të përdorin pagesa vjetore nxitëse të ‘HatTrick’ që nuk kanë qenë paguar akoma për sezonin 2019/20 (deri në 400,000 €) për nevojat e ‘COVID-19’. Shoqatat anëtare të UEFA-s duhet t’i raportojnë administratës së UEFA-s se si ata përdorin fonde të tilla për këtë qëllimi. Nëse shoqatat anëtare të UEFA-s kanë përdorur pagesa vjetore stimuluese ‘HatTrick’ për sezonin 2019/20 siç ishte paraparë fillimisht nga rregulloret e UEFA-s ‘HatTrick’ IV, të gjithë artikujt e lidhur, anekset dhe udhëzimet mbesin në fuqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu