Beatrix Ramosaj ka qenë një nga artistet më të komentuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother e po ashtu edhe pas daljes.
Derisa brenda në BB VIP u përfol për çdo detaj, pati disa polemika edhe rreth emrit të saj të vërtetë.
Në rrjete sociale qarkulluan zërat se emri i vërtetë i këngëtares është ‘Behigje’, për të cilën reagoi edhe nëna e artistes, Antigona Ramosaj.
Behigje ✅
Tixhe ✅
Give me some more 😂😂
– Beatrix Ramosaj ♛ (@BeatrixRamosaj) May 24, 2022
Megjithatë, 27-vjeçarja ka bërë një reagim rreth kësaj për herë të parë në një postim në Twitter.
Ajo ka ironizuar me emrin ‘Behigje’ e po ashtu edhe për emrat e tjerë që ia kanë vënë këtë kohë.
“Behigje, Tixhe, më jepni edhe disa”, u shpreh ajo bashkangjitur disa ‘emoji’ me të qeshura.
Ajo ndërkaq ka nisur punën për prurje të reja muzikore që pritet t’i lansojë në ditët në vijim.
/abc24.al/