U mendua se u vetëvra zbardhet krimi pasionit në Korçë/ 26 vjeçarin e mbytën në liqen “Martinit iu mbyll goja një herë e mirë”

0
Gjigandi

26-vjeçar që u gjet i mbytur në rezervuarin e fshatit Kolanec të Korçës rezulton të jetë vrarë nga 2 persona për shkak të një lidhje dashurore.

Molla e sherrit që përfundoj në tragjedi është bërë një vajzë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur. Bledi Çobani dhe një miku i tij e kanë mbytur në liqen të riun për çështje xhelozie. Ditën e sotme policia ka bërë të mundur arrestimin dhe gjithashtu është  prerë urdhër arresti për vajzën për moskallzim krimi.

Në hetuesi ajo ka deklaruar se naten e ngjarjes Bledi Çobani i ka thënë se Martinit iu mbyll goja një herë e  mirë. Trupi i pajetë u gjetur në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit.

Maliq/ Informacion paraprak

Në vijim të informacionit të sotëm, i cili bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetasit M. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, ju informojmë se ky shtetas u gjet i mbytur, në rezervuarin mbi fshatin Kolanec.

RonaTyra

Trupi i pajetë u transportua në morgun e Spitalit Korçë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu