U dhunua nga disa persona, drejtori i OSHEE-së në Lezhë: Më goditën me levë

0
Gjigandi

Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Edmir Përndreca, i cili u dhunua një natë më parë ka dëshmuar para grupit hetimor.

Ai ka deklaruar se autorët e kanë ndjekur dhe pasi e goditur me makinë, ai ka zbritur dhe më pas e kanë dhunuar, ku sipas tij ishin 3 persona.

“Më ndoqën, më goditën me makinë, sapo zbrita më gjuajtën me leva, ishin 3 persona po nuk i identifikova dot”, është shprehur ai.

Mësohet se Përndreca si pasojë e dhunës dhe goditjeve me sende të forta që dyshohet levë, ka thyer një këmbë dhe një krah dhe ndodhet në Spitalin e Traumës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu