Detaje të reja nga ekzekutimi i Briken Sanajt

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Briken Sanajt pas identifikimit të autorit dhe bashkëpunëtorëve.

Shtetasit kosovarë të shpallur në kërkim dyshohen vrasësit me pagesë në Shqipëri dhe Kosovë. Ata i kanë shitur automjetin autorit të kësaj vrasjeje Valmir Kola më 24 tetor, 6 ditë para vrasjes.

Ata e kanë kaluar mjetin në mënyrë të rregullt në doganën e Morinës dhe shitjen e kanë bërë në një lokal në Shëngjin. Kjo është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Më pas makines i janë mbivendosur targa të vjedhura.

Lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person, i cili ndodhej gjithashtu në dasëm. Aktualisht po punohet për kapjen e informatorit të lëvizjeve të viktimës.

Autori Valmir Kola mësohet se ka pritur 2 ore viktimën tek një pemë ulliri pranë garazhit ku do parkohej automjeti. Autori Kola mësohet se ka hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe po ilegalisht është larguar jashtë vendit, fillimisht drejt Malit të Zi dhe më pas dyshohet në Belgjikë.

Union Contact

Në kërkim nga policia eshte edhe vëllai tjeter ë tij, Agustin Kola u cili dyshohet se ndodhet në Spanjë. Ky i fundit dyshohet të ketë patur rol nxitës në ekzektumin e Sanajt. Në kërkim është edhe nje tjetër shtetas kosovar që dyshohet si bashkëpunetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu