Ekzekutimi i ish-efektivit Santiago Malko, SPAK shfaq në seancën gjyqësore videot e momentit të krimit

0
Gjigandi

Ditën e sotme po zhvillohet seanca ndaj Ilir Selmanit dhe Elvis Gacaj, dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Burime për mediat bëjnë me dije se në seancë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar u shfaqën sot pamjet filmike të vrasjes së Malkos. E pranishme ishte dhe nëna e Santiago Malkos, e cila gjatë shfaqjes së momentit të vrasjes së të birit shpërtheu në lot. Në video tregohen lëvizjet e viktimës dhe të autorëve të dyshuar, se si ndiqet ai deri te ekzekutimi në rrugën “Xhanfize Keko”.

Pamja që lidhet direkt me ngjarjen, është momenti kur një kamer sigurie e një lavazhi në rrugën “Xhanfize Keko” ka fiksuar çastin ku makina e autorëve të dyshuar vjen dhe ndalon te dera e lavazhit. Pret pak sekonda dhe në momentin kur vjen Santjago Malko e qëllojnë me breshëri kallashnikovi, makina ikën për disa sekonda për inerci dhe përplaset me disa kazanë. Sipas prokurorisë, Malko është qëlluar nga brenda makinës.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 25 vite burg Bledi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Por, në pranga është vënë vetëm Teta dhe Ilir Selmani.

RonaTyra

Kush është Santiago Malko?

Santiago Malko, ish-punonjës policie ka qenë më parë i arrestuar dhe i shpallur në kërkim për shkak të përfshirjes së tij në ngjarjen e 4 Tetorit në ish-bllok sëbashku me mikun e tij Ervis Martinaj ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur.

Më 2016, Malko gjithashtu është përfshirë në një konflikt me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç, ku konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer. Të dyja palët, edhe vëllezërit, edhe ish polici, kanë patur në pronësi, lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti kishte ndodhur në lokalin e Edmond Lashit. Mësohet se dy vëllezërit i kanë pasur borxh një shumë prej 1 mijë eurosh Santiago Malkos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu