“Ja kur filloi përplasja Rama-Kurti”/ Kreshnik Spahiu nxjerr informacionin ‘sekret’

0
Gjigandi

Mbrëmjen e djeshme të pranishmit në studion e ‘Zonë e lirë’ u shprehën se dueli mes Ramës dhe Kurtit ka nisur para 4-5 vitesh, kur Rama kishte tentuar t’i merrte Vetëvendosjen Albin Kurtit ndërsa momenti i dytë, ka qenë rrëzimi pas 100 ditëve në pushtet i Albin Kurtit si kryeministër.
Me këto deklarata u bashkua edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kresnik Spahiu, i cili ka shtuar se historia Rama-Kurti ka nisur më herët.
Spahiu ka thënë se ka filluar në periudhën kur Albin Kurti ishte në opozitë dhe Partia Socialiste e financonte dhe e mbështeste dhe me para lëvizjen Vetëvendosje.
Kreshnik Spahiu: Përveçse jam plotësisht dakord me informacionin që jep Kulla, dua të shtoj 2-3 gjëra më shumë dhe ta filloj më herët sepse historia Rama-Kurti fillon më herët se ajo që tha Kulla. Fillon në periudhën kur Albin Kurti ishte në opozitë, nuk kishte rënë në burg dhe PS e financonte dhe e mbështeste dhe me para lëvizjen Vetëvendosje sepse e presupozonte si simotrën e lëvizjes Mjaft dhe e shikonte si një aleate në të ardhmen në Kosovë. PS ishte investuar shumë tek figura e Albinit dhe tek Vetëvendosja. Rama mbështeti dhe ish-kryetarin e Bashkisë së Prishtinës i cili doli kundër Kurtit dhe u prit në Tiranë.
Rama dhe Kurti kanë dy axhenda të ndryshme, Kurti ka një axhendë proevropiane, Rama ndjek axhendë amerikane. Në periudhën që bashkëpunonim me Vetëvendosjen më është kërkuar dy herë nga amerikanët që të mos bashkëpunoja me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, madje më është thënë se kjo është vija e kuqe nëse kuqezinjtë do të vazhdonin të bashkëpunonin të shkonin nëpër protestat në Kosovë e kështu me radhë. Kjo nuk do të thotë se Albini e kishte gabim, ajo që ishte gabim nga Kurti ishte futja për të marrë pushtetin dhe për të kërkuar rrëzimin e qeverisë së Tiranës. Nëse Rama themelon PS në Kosovë dhe hyn në zgjedhjet e ardhshme dhe kërkon rrëzimin e Kurtit, a është normale kjo? Jo, nuk është.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu