7 plumba drejt 30-vjeçarit në Elbasan, autori para 3 javësh i goditi babanë

0
16
Gjigandi

 

Një sherr banal para 3 javëve, çoi në përdorimin e armës mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ermal Matishi, 38 vjeç ka qëlluar 7 herë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit Arben Bekteshi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” rreth orës 20:00.

Historia ka nisur 3 javë më parë, pasi Ermal Matishi ka qenë duke pirë në një lokal me babain e Arben Bekteshit, dhe në pije e sipër e ka goditur me grusht.

Pas ngjarjes të afërm të Bekteshit kanë shkuar dhe e kanë rrahur Ermal Matishin. Ndërkohë që ditën e sotme po të njëjtën persona janë afruar pranë banesës së Matishit, por ky i fundit ka marrë armën pistoletë në banesë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre 7 herë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë është bërë denoncim në policinë e Elbasanit.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim mbrëmjen e sotme kanë reaguar menjëherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu