Vidhte banesa e biznese të ndryshme , arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

0
Gjigandi

Një 35-vjeçar me iniciale J.T banues në Tiranë  u arrestua nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh, në banesa biznese apo edhe qytetarëve të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të operacionit ‘The night’, policia ka arrestuar shtetasin J.T banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Po transportonte mallra kontrabandë, arrestohet shoferi i furgonit në Tiranë! Në kërkim pronari i dyqanit

RonaTyra

Sipas policisë J. T. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në banesa dhe biznese të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 07.06.2022, në rrugën “Panorama”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;

– Më datë 02.09.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në farmacinë e shtetases M. D.;

– Më datë 07.09.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në një subjekt për këmbim valutor, në administrim nga shtetasja D. G.;

– Më datë 12.09.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se ka vjedhur telefonin e shtetases Xh. D.

Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu