U mbytën në rezervuar, nxirren trupat e nënës dhe vajzës së saj 10 vjeçar – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Nënë e bijë janë mbytur në rezervuarin e fshatit Alarup në Pogradec.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se trupat e të mbyturve janë gjetur dhe janë nxjerrë nga rezervuari. L. M., 36 vjeç dhe e bija E.M., 10 vjeç u mbytën në rezervuar.

Ngjarja ka ndodhur sot pasdite ku vajza rreth 10-vjeç ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna që ishte duke punuar tokën ka hyrë me shpejtësi për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mbytur të dyja.
Të parët që kanë konstatuar ngjarjen e rëndë kanë qenë banorët e fshatit, që kanë mbërritur te rezervuari pas thirrjeve për ndihmë, por pa mundur që të shpëtojnë nënë dhe të bijën.
Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e dy viktimave janë nxjerrë nga polumbarët.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu