Pogradec/ Nuk kreu ekzaminimet e nevojshme ndaj pacientit, motra e viktimës denoncon mjekun e urgjencës

0
63
Gjigandi

Një 44-vjeçar është proceduar penalisht në Pogradec, pasi akuzohet se nuk ka kryer ekzekutimet e duhura ndaj një pacienti.

Shtetasi me iniciale G. Z., me detyrë mjek akuzohet për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja D. M., 37 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se shtetasi G. Z., me detyrë mjek në spitalin e Pogradecit, më datë 28.03.2022, tek urgjenca e këtij spitali, nuk ka kryer ekzaminimet e duhura ndaj vëllait të saj, shtetasit D. M., 34 vjeç, banues në Pogradec, i cili dy ditë më pas, ka ndërruar jetë në banesën e tij, për shkak të një infarkti në zemër.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Çërravë, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu