Ditën e djeshme policia njoftoi se në fshatin Shushicë të Elbasanit, në bregun e lumit Shkumbin ishte gjetur trupi i pajetë i një personi.
Policia ka dalë me një njoftim drejtuar qytetarëve, për të ndihmuar në identifikimin e kufomës, pasi viktima nuk kishte asnjë mjet identifikimi me vete.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të seksit mashkull, rreth 65 vjeç, i cili u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, ju informojmë se:
Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i mbytjes në lumë.
Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të qytetarëve për identifikimin e kufomës, pasi trupit të pajetë nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi me vete.
Ky shtetas ishte rreth 65 vjeç, me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë.
Cilido që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112.
Burimi: top-channel.tv