U mbajt e fshehtë, një gjyqtar nga La Liga ishte i infektuar me Covid-19

0
Gjigandi

Mes sportistëve të prekur nga koronavirusi në Spanjë ishte edhe një gjyqtar.

Emri i tij nuk bëhet i ditur, ashtu si për pjesën tjetër të futbollistëve, por edhe ky sektor i sportit nuk ka mbetur pa u prekur.

Lajmi është bërë i ditur ditën e djeshme nga mediet spanjolle, të cilat raportojnë se La Liga ka mbajtur të fshehtë faktin që një gjyqtar ka kaluar Covid-19, por tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gati për të zbritur në fushën e lojës.

Kampionati spanjoll do të fillojë më 11 qershor me ndeshjen Sevija-Betis, për të vazhduar deri në mesin e korrikut.

Për momentin nuk ka raportime për të tjerë të infektuar me virus.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu