U kap në “shtëpi bari” në Angli, shqiptari: Kisha 10 mijë paund borxh

0
Gjigandi

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u kap në një shtëpi që përdorej për kultivimin e lëndës narkotike tip kabanis. Sipas mediave britanike, Osli Tafani erdhi në Britani me një gomone, dhe sipas tij u detyrua të “punonte në shtëpinë e barit” për të shlyer borxhin prej 10,000 £ që i kishte bandës që e transportoi. Ai u arrestua më 12 dhjetor, i fshehu në papafingon e banesës, dhe është dënuar me 11 muaj burg.

“Ambjentet po përdoreshin për prodhimin e kanabisit dhe ishin përshtatur për këtë qëllim me sisteme ngrohjeje dhe ventilimi. Në një dhomë gjumi kishte 120 bimë kanabis të rritur, në një dhomë tjetër 145 bimë kanabis të korrur dhe në papafingo 150 fidanë. Matësi i energjisë elektrike ishte çmontuar.” – thuhej në dosjen e prokurorisë.

Në intervistën e tij në polici, Tafani tha se mbërriti në Britani në gusht të vitit 2022, pasi kishte parë një video në rrjetet sociale që ofronte për të çuar shqiptarët në MB.

“Ai udhëtoi në Britaninë e Madhe për të punuar në industrinë e ndërtimit, mbërriti këtu me një gomone. I morën pasaportën dhe dokumentet e identitetit. Fillimisht ai u dërgua në një hotel në Londër.

Ai më pas u mblodh nga njerëz që e kërcënuan atë dhe familjen e tij. Atij iu tha se do të duhej të bënte punën që i dhanë ose do të vritej. Atij iu tha se 10,000 £ ishin paguar për kalimin e tij në MB iu tha se duhej të punonte për të shlyer borxhin. Tafani shkoi në Barber Street dhe nuk iu lejohej të largohej. Të gjitha gjërat në shtëpi ishin përgatitur, ai nuk kishte asnjë lidhje në ndërhyrjen në matësin e energjisë elektrike apo në mbjelljen e kanabisit. 38-vjeçari besonte se po vëzhgohej dhe nëse do të largohej dhe do të kontaktonte policinë do të vritej” – tha Prokurori David Bennett.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu