Detaje nga arrestimi i Shkëmbit në Abu Dhabi: Ditën e atentatit ndaj prokurorit figuron…

0
Gjigandi

Amar Dritan Shkëmbi i arrestuar një ditë më parë në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe është mbajtur nën vëzhgim për rreth 2 javë nga autoritetet vendase. Gjatë momenteve të ndërhyrjes ai ka bërë rezistencë dhe ka qenë pa mjet identifikimi me vete.

Ai është shoqëruar për verifikim dhe pas krahasimit të shenjave të gishtave me të dhënat që ka dërguar Policia e Shtetit atje më herët, ka rezultuar se ishte shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grup të strukturuar kriminal. Ekstradimi i tij drejt Tiranës mund të bëhet vetëm me një vendim të gjykatës në Emiratet e Bashkura Arabe.

Me qëllim fshehjen e gjurmëve që do e implikonin në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Shkëmbi kishte ndërhyrë edhe në sistemin TIMS. Ditën e ngjarjes, anëtari i bandës së Plaurent Dervishaj sipas këtij sistemi rezultonte të ishte jashtë vendit. SPAK ka tashmë në duar prova që e implikojnë atë në rol kyç në këtë antetat, që nga sigurimi i mjetit e deri ne mbajtjen nënvëzhgim të prokurorit.

 39-vjecari u shpall në kërkim me urdhër të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, në janar të këtij viti ku u arrestua për të njëjtën dosje edhe Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, dhe Juljan Pjetri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu