Makina përplaset me pemën, humb jetën 33-vjeçari shqiptar në Itali

0
Gjigandi

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cosenza të Italisë. Fatkeqësisht një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi makina që po drejtonte doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Përplasja ka qenë fatale për të riun i cili ka ndërruar jetë pavarësisht se në ndihmë të tij shkoi dhe një helikopter mjekësor.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 33-vjeçari kishte kohë që jetonte në Itali dhe ishte i integruar mjaft mirë në komunitet. Ai punonte në një firmë vendase. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur nga mediat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu