U kap me makinë të blinduar, flet babai i Ramazan Rrajës: Po e pate personale me mua, hajde

0
Gjigandi

Pas ndalimit nga policia e Tiranës të të riut Ramazan Rraja (nipi i deputetit të PS Rrahaman Raja) dhe bllokimit të makinës së blinduar me të cilën po qarkullonte, ka folur për mediat babi i tij, Xhelal Rraja  i cili ka deklaruar se djali i tij nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore, duke theksuar gjithashtu se makina është në emrin e tij dhe se ai është i autorizuar që të qarkullojë me mjet të blinduar.

Më tej ai thotë se ka kërkuar informacion në Drejtorinë e Policisë së përse e kanë shoqëruar të birin, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë, ai i është drejtuar me një thirrje kreut të policisë Kriminale Neritan Nallbati, duke i thënë se nëse ka diçka personale me të, ta vazhdojë personale dhe të mos merret me shtetin.

“Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor, ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra. I bëj thirrje atij zotërisë nëse ka gjë personale me mua, të vazhdojë personale, të mos vazhdojë me shtetin, kaq kam”, është shprehur ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu