Resmi Nika sërish në liri, përse policia thjesht e procedon dhe nuk e arreston bandën e transportit publik (rastet)

0
Gjigandi

Policia e Shtetit ka dalë me një reagim ditën e sotme në lidhje me ngjarjen e dhunimit të një të moshuari në stacionin e autobusit, blutë e Tiranës në njoftimin zyrtar kanë deklaruar se është hapur procedimi penal për vëllezërit Resmi dhe Miri Nika për dhunimin e të moshuarit pasi i kishin lënduar nipin 7-vjeçar në derën e urbanit.

Edhe pse pamjet ku një i moshuar me nipin e tij në dorë, u godit me ashpërsi të madhe nga dhunuesi serial Resmi Nika bënë xhiron e rrjeteve sociale, duket se Policia e Shtetit u mjaftua vetëm me një procedim penal. Udhëtarët që lëvizin me linjat që Resmi Nika është pronar apo ka nën menaxhim, raportojnë që herë pas here janë bërë dëshmitar të rrahjeve masive nga personat që e menaxhojnë linjën e Tiranës së re dhe Vorës.

Rasti i dhunimit të moshuarit në stacionin e autobusit, është i ngjashëm me rastin e dhunimit të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ku infermierja Aurona Pelaj goditi një të moshuar. Por, reagimi i autoriteteve në Kosovë ishte i menjëhershëm pas publikimit të videos në rrjetet sociale. Pak orë më pas, Policia e Kosovës, arrestoi infermieren Aurona Pelaj, bashkë me 3 koleget e saj. Më pas ishte gjykata që i la në burg të ndaluara për dhunën ndaj të moshuarës. Por, autoritetet nuk u ndalën vetëm me kaq, ato i hoqën licencën Shtëpisë së Moshuarve, duke marrë masa drastike ndaj dhunuesve.

Aurona Pelaj, kujdestarja që dhunoi të moshuarën në azilin e pleqëve në Kosovë
Aurona Pelaj, kujdestarja që dhunoi të moshuarën në azilin e pleqëve në Kosovë

Por ndryshe nga Kosova, autoritet e vendit tonë u mjaftuan vetëm më një procedim penal, ndaj një personi me precedentë të theksuar më parë për dhunë. U mësua se para 1 viti, konkretisht në tetor të vitit 2021 janë denoncuar në prokurori nga një linjë konkurrente pasi vëllezërit Nika të shoqëruar nga 28 shokë të tyre kanë dhunuar me shkop 10 persona staf të asaj linje.

Miri dhe Resmi Nika (vëllezër)
Miri dhe Resmi Nika (vëllezër)

Ndërkohë, bëhet me dije se çështja është mbyllur pasi dhunuesit kanë paguar një shumë të konsiderueshme parash prej 20 mijë euro që të dalin të pafajshëm.

Enver Dishani, i cili u dhunua prej një grupi “banditësh” më në krye Resmi Nikën, i cili, është një person në shërbim edhe të pronarit të kompanisë ‘Ferlut’, Ferdinand Ibrahimi, që në gjithë këto vite e ka mbajtur ndër të tjera edhe me dhunë kompaninë dhe linjën e Unazës.

Enver Dishani, shoferi i linjës së ‘Unazës’, i dhunuar nga Resmi Nika
Enver Dishani, shoferi i linjës së ‘Unazës’, i dhunuar nga Resmi Nika

Për këtë skandal që përfundoi me dhunë fizike dhe me dërgimin e shoferit Enver Dishani në spital, ku autor i rrahjes së tij ishte pikërisht Resmi Nika, “Abc24.al” vuri në dijeni edhe Policinë e Tiranës, e cila deri në atë moment nuk ishte interesuar për këtë ngjarje.

Kemi shkruar dhe publikuar një mal me skandale për linjat e transportit urban në Tiranë, të cilat janë zhytur jo vetëm në pisllëk dhe abuzime financiare por, edhe janë kthyer në “mejhane” gangsterësh.

“Abc24.al” në disa shkrime investigative ka prekur problematikën kryesisht të dy linjave, asaj të Unazës dhe “Tiranës së re”, e para e drejtuar nga Ferdinand Ibrahimi i “Ferlut” dhe e dyta e drejtuar nga Fatos Vrapi, i “Alba-Trans” njëkohësisht kreu i “Shoqatës së Transportit Urban”. Janë pikërisht këta dy shtetas dhe biznesmenë, strumbullari i gjithë anomalive në linjat e transportit urban në kryeqytet, si dhe i shtrenjtimit vit pas viti të çmimit të biletave dhe aboneve.

Ferdinand Ibrahimi
Ferdinand Ibrahimi
Fatos Vrapi, pronar i "Alba Trans"
Fatos Vrapi, pronar i “Alba Trans”

Këta dy individë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ngritur atë që me plot gojë mund ta quajmë “Karteli i transportit urban”, në kryeqytet dhe që deri tani me anë të pagesave dhe ryshfeteve kishin mbyllur gojën edhe të institucioneve shtetërore që duhet t’i kontrollonin. Por nuk kanë mundësi që të mbyllin gojën e medias së lirë!

“Çuditërisht” kjo ndodhi pasi Ferdinant Ibrahimit, të “Ferlut”, i hoqën zyrtarisht monopolin e linjës së Unazës, në një kohë që ky person është strumbullari i rritjes së çmimit të biletave të urbanëve në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

Po si mundet që vëllezërit Nika të kenë licencë të transportit publik në Tiranë?

Si ka mundësi që eksponentë të tillë lejohen të kenë në duar licencë të një linje kaq të shtrirë në kryeqytet siç është Tirana e Re, një ndër linjat më të rëndësishme në kryeqytet? Bashkia e Tiranës duhet të rishohë kontrata me këto aktivitet që operojnë në treg duke përdorur ligjet e xhunglës. Autobuzat dhe stafi që punon në këto linja duhet të ketë etik dhe mos të cenoi qytetarin apo kompanitë e tjera nëpërmjet konkurrencës së padrejtë pasi në këto kushte rregullatori është shteti i cili ndërhyn duke mos lejuar eksponent të tillë të vazhdojnë të posedojnë licensa urbani.

Kjo linja përshkon Astirin në Laprakën, Zogun e zi, rrugën e Burgut, Stacionin e Trenit, Qendrën, Bankën e Shqipërisë, Piramidën, Kuvendin, Librin Universitar, Sheshin Willson, Postën Shqiptare, Komunën e Parisit etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu