Tyson: Më ka bekuar Zoti

0
Gjigandi

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë të ditur se ai nuk do të fitojë asnjë cent nga meçi i tij kundër Roy Jones Jr, ndërsa ka thënë se ndihet i bekuar që e ka mundësinë të ndihmojë për bamirësi përmes meçit të tij.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson, do të rikthehet në ringun e boksit për t’u përballur në një meç ekzibicioni kundër Roy Jones Jr., ish-kampionit të botës. Meçi mes tyre është caktuar të zhvillohet më 12 shtator në Los Angeles.

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

Bashkatdhetari i tij amerikan Jones, 51-vjeçar, nuk është futur në ring që prej se e rrahu Scott Sigmonin në shkurt të vitit 2018.

“Papritmas u vendos që të ndeshem me Roy Jones më 12 shtator. Nuk e di se si ka ndodhur kjo. Unë jam thjesht mirënjohës që s’jam duke e jetuar jetën që po e bëja më herët. Allahu më ka bekuar të jem në gjendje ta bëj këtë”, ka thënë Tyson.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu