U fsheh dhe ndryshoi identitetin: Ish-gruaja padit Elton John

0
Gjigandi

Sipas disa dokumenteve të paraqitura në gjykatë, pretendohet se ish-bashkëshortja e Elton John krijoi një identitet të ri dhe u fsheh në një fshat britanik, në përpjekje për të hedhur pas raportin me këngëtarin.

Renate Blauel po kërkon një dëmshpërblim prej 3 milionë funtash duke pretenduar se ai i ka shkaktuar shqetësime të thella psikologjike dhe ka shkelur marrëveshjen e divorcit më 1988-n ku theksohej se nuk duhej të diskutonte martesën e tyre.

Muajin e kaluar, The Guardian zbuloi se Blauel është përpjekur të shmangë vëmendjen e publikut për tri dekadat e fundit. Ajo ka ngritur një padi ndaj ish-burrit, fill pas botimit të biografisë së Elton John, “Me”, si edhe filmit shoqërues, “Rocketman”. Dosjet ligjore të paraqitura në gjykatë nga avokatët e saj pretendojnë:

– Blauel ndryshoi emrin dhe mori një identitet të ri me qëllim që të hidhte pas krahëve lidhjen e vjetër.

– Në vitin 2001, ajo u tha miqve dhe të njohurve se po shkonte për të jetuar te prindërit në Gjermani, por në fakt u fsheh në një fshat britanik

RonaTyra

– Blauel, në përpjekje për të shmangur shtypin në Britaninë e Madhe, bleu një shtëpi në emër të një miku dhe fshehu çdo të dhënë si ish-gruaja e Elton John.

John dhe Renate Blauel u martuan në Australi në vitin 1984, kohë kur këngëtari po luftonte me seksualitetin e tij. Sipas Blauel, kur u ndanë, u vendos një klauzolë në marrëveshjen e divorcit ku thuhej se asnjë palë nuk do të diskutonte “martesën dhe arsyet e ndarjes”.

Ajo thotë se “u përpoqën të kishin fëmijë gjatë marrëdhënies së tyre, por nuk ishin në gjendje ta bënin këtë”, në kundërshtim me pretendimet e John se ai nuk donte një familje deri sa takoi burrin aktual, David Furnish.

Avokatët e Blauel pretendojnë se ajo, për shkak të marrëdhënies, ka luftuar me shëndetin mendor për kohë të gjatë, që përfshin: makthe të përsëritura, ankth, depresion, frikë, shkruan anabel. Publikimi i autobiografisë dhe filmit, sipas Renate Blauel, ka shkelur klauzolën në marrëveshjen e divorcit.

Nga ana tjetër, avokatët e Elton John argumentojnë se shumë nga aspektet e martesës së tyre ishin tashmë të njohura dhe arsyet e divorcit të tyre ishin tashmë publike – domethënë, ai ishte një homoseksual që dëshironte të ishte në një marrëdhënie me një burrë. Ata thanë gjithashtu se është e pamundur që Elton John të mbajë përgjegjësi për shëndetin mendor të Blauel pasi ajo kishte pasur probleme shumë përpara publikimit të filmit “Rocketman” dhe autobiografisë së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu