Turpi në futbollin shqiptar, tifozët irritohen dhe qëllojnë me gurë. Lojtari dërgohet….
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë ndeshjes mes Delvinës dhe Tepelenës, e cila ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 3:2.
Pikërisht kjo humbje nuk është pritur mirë nga tifozët delvinjot, të cilët të irrituar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të fushës së lojës.
Nga gurët e hedhur prej tifozëve, ka mbetur i dëmtuar lojtari i Delvinës, Keli Musta, i cili është transportuar menjëherë në spital me urgjencë, për të marrë ndihmën e mjekëve.
Mesa duket dhuna në stadiumet shqiptare është ende prezente, ndonëse tifozët e kanë të ndaluar hyrjen në stadiume, për shkak të rregullave të vendosura për pandeminë.