Turp, turp, turp se si u shndërruar një stadium në Republikën e Kosovës.
Ky stadium është i njohur dhe i qytetit mjaft të madh në Kosovë apo i dyti më i fuqishmi financiarisht në vendin tonë, Ferizaj.
Stadiumi “Ismet Shabani” në Ferizaj, është shndërruar në mjerim dhe aty kollosin kuajt. Më së miri e dëshmon fotoja!
“Këtë foto të ish- stadiumit te qytetit “Ismet Shabani” në Ferizaj, e pash tek njëri nga Tifozët- ‘Ujqit’, i kthyer në gërmadha dhe kullotë për kafshë.
“Respekt” për ata që dhanë tenderin, “respekt” për punën e tyre dhe “respektin” e treguar ndaj sportistëve që dhanë djersën e tyre dhe qytetarëve që kanë përcjellë në dekada ekipin e Zemrës.
Respekt sot për këtë “lojtarin” e vetëm në fushë.
Tmerrrrrrr, “mu ulë e me kajt deri nesër”
Shumë mirë jena qysh duhemi me kanë”, shkruan ish futbollisti ferizajas, Labinot Lubishtani në profilinin e tij në facebook.