Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do t’i ndërpresë fondet federale për zjarret në Kaliforni.
Afro 100,000 hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarret e javëve të fundit në këtë vend, ndërsa mijëra njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë.
Trump, përmes një postimi në Twitter, e fajësoi guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, duke thënë se ka bërë “punë të tmerrshme në menaxhimin e pyjeve”.
Disa nga zjarret këtë vit kanë djegur zona të paparashikuara.
“Çdo vit, kur Kalifornia digjet, ndodh e njëjta gjë dhe ai kërkon ndihmë nga qeveria federale. Nuk ka më”, shkroi Trump në Twitter.
Newsom, i cili ka qenë shumë kritik ndaj politikave mjedisore të Trumpit, u përgjigj duke thënë se presidenti “nuk beson në ndryshimet e klimës”.
Sipas një studimi të Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA, temperaturat e rritura për shkak të ngrohjes globale po shkaktojnë zjarre të mëdha në Kaliforni, pavarësisht se sa i lagësht ka qenë dimri i mëparshëm.
Presidenti Trump ka bërë një kërcënim të ngjashëm edhe vitin e kaluar, kur zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Kalifornisë kanë lënë të vdekur së paku 86 njerëz.