Trump-i fal ushtarët e dënuar për krime lufte në Lindjen e Mesme

0
Gjigandi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka falur një pjesëtar të forcave speciale amerikane, i cili vitin e ardhshëm do të duhej të dilte në gjyq për vrasjen e një të dyshuari afgan për prodhimin e bombave dhe një ish-udhëheqësi ushtarak, i cili ishte akuzuar për vrasje. Lajmin e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë në orët e vona të së premtes.

Sekretarja për medie e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha përmes një deklarate me shkrim se presidenti është përgjegjës për zbatimin e ligjit dhe, kur është rasti i duhur, të ofrojë falje.

“Për më shumë se 200 vjet, presidentët e kanë përdorur autoritetin e tyre për të ofruar mundësi të dyta për individë meritorë, përfshirë ata që janë në uniform dhe që i kanë shërbyer vendit tonë. Ky vendim është pjesë e vazhdimit të kësaj historie të gjatë”, tha ajo.

Vetë presidenti kishte paralajmëruar më parë se është duke e shqyrtuar mundësinë e faljes së personelit ushtarak për krimet me të cilat akuzohen. Në muajin maj të këtij viti, ai kishte thënë: “Disa nga këta ushtarë janë persona që kanë luftuar shumë dhe gjatë”.

Në mesin e ushtarakëve që përfituan nga vendimi i presidentit për falje janë majori Mathew Gosteyn, i cili akuzohej për vrasje të një të dyshuari për prodhimin e bombave, dhe lejtënanti Clint Lorance, i cili ishte dënuar me 19 vjet burgim për vrasjen e dy afganëve të paarmatosur, shkruan “The Guardian”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu