Trump e cakton sekretarin e ri të Sigurisë së Brendshme

0
Gjigandi

Presidenti amerikan, Donald Trump, emëroi Chad Wolfin si sekretarin e ri të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, duke i dhënë fund pasigurive se kush do të zëvendësonte Kevin McAleenan gati një muaj pas dorëheqjes së tij.

“Ai tashmë ka nisur detyrën e tij “, deklaroi presidenti Trump për gazetarët.

Wolf, i cili aktualisht shërben si nënkryetar në detyrë në Zyrën e Departamentit të Strategjisë, Politikës dhe Planeve, është personi i pestë që do të drejtojë agjencinë që pas ardhjes në detyrë të presidentit Trump më pak se tre vite më parë.

Emërimi i tij pasqyron pasiguritë e fundit në një presidencë që ka përjetuar riorganizime rekord, veçanërisht në Departamentin e Sigurisë së Brendshme, me vende vakante të padëshiruara duke u munduar të mbajë në këmbë një drejtues që pret me padurim për të ndjekur një politikë të ashpër të imigracionit në një mënyrë agresive ashtu siç Trump do të dëshironte.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu