Edi Sylisufaj, është padyshim talenti i momentit në elitën suedeze. Futbollisti 21-vjeçar, me origjinë nga Tropoja, i cili së fundmi zbuloi se do të përfaqësojë Kosovën U-21, ka realizuar një tjetër gol spektakolar me fanellën e Falkenbergs.
Në minutën e 73-të, pas një harkimi nga këndi, topi shkoi tek Sylisufaj, i cili me një predhë nga jashtë zone shtangu portierin kundërshtar, teksa skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 2:0, ndërkohë që në fund arriti të dilte me 1 pikë nga transferta e Goteborgut.
Ky ishte goli i 4-t në 8 ndeshje për futbollistin e lindur në Suedi, por me prindër tropojanë.