Istogu merr përkahje, Alfa.I sponzor zyrtar i KHF Istogut

0
Gjigandi

Z.Halil Jahaj pronar i Kompanisë Alfa.I më seli në Rakosh-Istog dhe në Lipjan tash e dy vite me radhë mbeshtet financiarisht KHF Istogun, por nga sot zyrtarisht nënshkroi kontratë një vjeçare me përfaqësuesit e KHF Istogu për sponzorizimm sipas ligjit aktual në fuqi për sponzorizim dhe donacione në fushën e Kulturës Rinisë dhe Sporti i zbatueshem në Republikën e Kosovës që përfshinë 30% e tatimit në fitimin.
Qëllimi i këtij sponzorizimi është që t’iu krijohet kushte të përshtatshme hendbollisteve Istogase të merren me aktivitetin e tyre, përkrahja e sportit të hendbollit në komunën e Istogut në veçanti dhe hendbollit kosovar në përgjithësi.
Ambiciet e udhëheqësisë së klubit, sponzorëve, donatorëve dhe përkrahësve janë që KHF Istogu këtë vit të jetë pjesë e EHF Evropa lige dhe vashave tona t’iu krijohen kushte optimale për punë profesionale.
KHF Istogu falenderon kompaninë Alfa.I pronarin z.Halil Jahaj për përkrahje, partneritet dhe bashkëpunim drejt ambicieve tona të përbashkëta.
Ju faleminderit!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu