Tronditet Milan-i, kërkohen 8 vite burg për presidentin Scaroni

0
Gjigandi

Tetë vite burg për Paolo Scaroni-n.

Kjo është kërkesa e bërë nga prokurori Fabio de Pasquale për ish-administratorin e Eni-t, sot president i Milan-it, në procesin për çështjen caso Eni-Shell-Nigeria. Scaroni akuzohet për korrupsion ndërkombëtar.

Lajmi është dhënë nga Ansa, që ka bërë të ditur se:

Prokurorët Fabio De Pasquale dhe Sergio Spadaro i kanë kërkuar Gjykatës së Milanos tetë vite burg për administratorin e deleguar të Eni-t, Claudi Descalzi, dhe paraardhësin e tij, Paolo Scaroni, mes të pandehurve për korrupsion ndërkombëtar për çështjen Eni-Shell-Nigeria.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu edhe konfiskimin e shumës 1 miliard e 92 milionë dollarë, shifra që mendohet se është paguar për të siguruar “pa garë” të drejtat e eksplorimit të naftës nga Eni dhe Shell në vendin afrikan.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu