Tritol parukerisë së 28-vjecares në Durrës, kapet autori i shpërthimit – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Zbardhet ngjarja e rëndë e 16 gushtit në Nikel të Krujës ku iu vu tritol një biznesi parukerie.
Policia beri te ditur se arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël.
Burimet zyrtare thane se gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 5 fitila zjarrëpërcjellës dhe 5 kapsolla detonatore.
Nga sasia e tritolit që shpërtheu në parukerinë e 28 vjecares R.Sh., për fat të mirë nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu