Tri klube italiane pas shqiptarit të Kosovës

0
Gjigandi

Mërgim Vojvoda mund të largohet nga Standard Liege në afatin kalimtar veror vetëm një vit pasi iu bashkua klubit elitar belg.

Falë paraqitjeve të mira këtë edicion, mbrojtësi nga Kosova ka rënë në shënjestër të disa klubeve italiane.

“Tuttosport” raporton se Fiorentina, Lazio dhe Torino kanë shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës.

Vlera e Vojvodës në tregun e transferimeve llogaritet të jetë tetë milionë euro.

Ndryshe, Vojvoda u transferua te Standard Liege verën e kaluar nga Royal Excel Mouscroni.

RonaTyra

Këtë edicion, mbrojtësi drenicas është paraqitur në 30 ndeshje në të gjitha garat te Standard Liege, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar katër asistime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu