Tri arsye pse vajzat e mira bien në dashuri me djem të prapë!

0
Gjigandi

Ndodh shpesh që vajza më e mirë që njihni bie në dashuri me një djalë që nuk e meriton fare. Ajo ka kaq shumë potencial dhe zgjedh një çunak, që s’është në nivelin e asaj. Shoqet, motrat, vajza të tjera ndodh të bëjnë të njëjtin gabim, duke zgjedhur çunin e keq. Medoemos duhet të ketë një arsye pas gjithë kësaj sindrome, që shoqëron vajzat. Ja disa arsye se çfarë e bën një një vajzë të bukur, të kulturuar, me të ardhme të sigurt, të bjerë në dashuri me një çunak që s’ka bërë gjë në jetë e që ka gjasa ta trajtojë keq: Goca e mirë vdes për adrenalinë Çunat e këqinj janë aventurierë dhe të paparashikueshëm, të bëjnë të ndihesh në eufori, e lirë dhe thuajse e droguar. Kur ai të thotë “të dua” për herë të parë, s’ka ndjesi më të bukur. Por hera e parë nuk përsëritet. Vetëm nëse ai të zhyt në errësirë, të bën të ndihesh si mos më keq, të zhvlerëson totalisht dhe më pas të ngre prapë sipër me dy fjalë të mira. Me pak fjalë, adrenalinë emocionale. Çun i keq me zemër të mirë Ose e thënë ndryshe, është çun i keq, ka karizëm, por duket zemërflori. Justifikimi: “Është çun i keq me zemër të mirë.” Ti beson se mund ta bësh njeri më të mirë, se ai do të ndryshojë për ty, se deri më tani, s’kishte njohur askënd të hajrit. Por bën mirë të pranosh. Ai s’ka për të ndryshuar kurrë as për ty, as për askënd. Nëse do të bëhet njeri më i mirë një ditë, do ta bëjë për vete. Kush të lëndon, të do Përgjatë jetës, nga dikush keni mësuar se dashuria është e dhimbshme, se s’mund të jesh e lumtur pa vuajtur po nga e njëjta lumturi. Ai që të do më shumë nga të gjithë, ka fuqinë të të lëndojë më shumë nga të gjithë. Ideja e një partneri shpërfytyrohet dhe vajzat e mira besojnë se dhimbja e madhe që po përjetojnë krah këtij njeriu do të shpërblehet me dashuri po kaq të madhe.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu