Travis Scott performon për herë të parë që nga tragjedia e Astroworld

0
Travis Scott performon për herë të parë që nga tragjedia e Astroworld
Gjigandi

Travis Scott ka performuar një set të shkurtër në një festë private para ndarje së çmimeve “Oscars” në Los Angeles të shtunën (26 mars), duke shënuar kështu perfomancën e parë të tij që nga tragjedia e Astroworld.

Reperi i njohur kapi mikrofonin dhe këndoi këngën e tij hit “Sicko Mode”, siç shihet në videot e kapura nga fansat në mediat sociale.

Scott, 30-vjeç u përkul dhe buzëqeshi gjatë gjithë performancës së tij ndërsa publiku këndonte bashkë me të.

Foto: Instagram

RonaTyra

Ai doli në ngjarje i veshur me një xhaketë lëkure të zezë, një kapele bejsbolli dhe një bluzë me grafike, teksa përfundoi pamjen me një varëse ari.

Babai i dy fëmijëve performoi para dhjetëra të famshmëve, duke përfshirë Leonardo DiCaprio, Tobey Maguire, Venus dhe Serena Williams, Tyga, YG dhe Kaia Gerber, sipas TMZ.

Foto: Instagram

Por, në mesin e emra të famshëm pjesëmarrës nuk u duk që ishte dhe partnerja e tij, Kylie Jenner, shkruan
Performanca e fundit e Scott shënon herën e parë që ai është në një skenë që nga festivali i tij i nëntorit të vitit 2021 në Huston ku mbetën të vdekur 10 fansa dhe u plagosën qindra të tjerë.

Foto: Instagram

Artisti i “Goosebumps” u përball me reagime të mëdha pasi vazhdoi të performonte në skenë pavarësisht se fansat i kërkuan të ndalonte pasi gjërat në publik dolën nga kontrolli.

Scott ka pohuar që atëherë se ai “1000 për qind” bëri gjithçka që mundi për të ndihmuar ata që po vdisnin dhe se ai nuk i dëgjoi që fansat i kërkuan të ndalte performancën.

Foto: Getty Images

Astroworld që atëherë është quajtur një nga ngjarjet më vdekjeprurëse të turmës me muzikë live në vend.

Scott, organizatori i Live Nation, transmetuesi i Apple Music dhe i ftuari special Drake po përballen me më shumë se 140 padi, përveç një padie masive gjyqësore nga 1500 pjesëmarrës në koncert.

Këngëtari i “Highest in the Room” po përpiqet të korrigjojë koncertin e tij vdekjeprurës, teksa nisi projektin HEAL, një organizatë e fokusuar në sigurimin e ngjarjeve dhe mbrojtjen e të rinjve.

Foto: Wireimage

Scott dhe Jenner ndërkohë, mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, një djalë që fillimisht e quajtën Wolf, katër muaj pas tragjedisë.

Jenner së fundmi në një postim në InstaStory zbuloi se ata tashmë kanë ndryshuar mërin e djalit të tyre të porsalindur. Çifti kanë edhe një vajzë 4-vjeçare Stormi

. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu