Të shtunën duke filluar nga ora 15:30 skuadra e Werderit do të përballet si mysafirë me skuadrën Paderborn.
E për këtë ndeshje ka folur edhe trajneri i Werderit, ku ka treguar se a do të jetë Rashica i gatshëm për këtë ndeshje.
Sipas Florian Kohfeldt, Rashica me shumë gjasa do të luajë në ndeshjen e ardhshme.
“Nuk është lëndim i cili do ta pengojë atë të luajë kundër Paderborn”, ka thënë trajneri i skuadrës gjermane.
Rashica nuk luajti në ndeshjen e fundit të Werderit shkaku i një lëndimi, ndeshje kjo në të cilën skuadra e tij humbi me rezultat 0-1.