Trajneri i Veronës thur elozhe për dyshen shqiptare

0
Gjigandi

Verona nuk ia doli në mbrëmjen e djeshme të Serisë A të ndalte Napolin, teksa u mposht me rezultatin 0-2.

Megjithatë, kjo nuk e pengon trajnerin Juric të vlerësojë futbollistët e tij.

Kroati thekson se Kumbulla, Rrahmani apo Amrabat nuk i donte askush në fillim, por ata tashmë janë rritur dhe shndërruar në futbollistë të shkëlqyer.

“Kemi marrë djem të cilët nuk i donte njeri.

Amrabat në huazim, Rrahmanin për dy milionë euro dhe Kumbullën që luante te Primavera. Janë rritur dhe janë shndërruar në futbollistë të shkëlqyer. Dy të parët i kam humbur, ndërsa Kumbulla është në merkato”, u shpreh Juric.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu