Trajneri i Masvidal pozitiv me Covid-19

0
Gjigandi

Jorge Masvidal, që dy ditë më parë vendosi të duelojë me vetëm një javë përgatitje në eventin UFC-251 (12 korrik në Abi Dhabi) nuk do të ketë në këndin e tij trajnerin Mike Brown. Ky i fundit ka rezultuar pozitiv më Covid-19 dhe është futur në karantinë.

Brown, i cilësuar si “trajneri i vitit” nuk ka udhëtuar për në Abu Dhabi, ku në “fight island” (ishullin e luftimeve) do të zhvillohet eventi UFC-251. “Më është copëtuar zemra nga ky lajm dhe pamundësia për të qenë në krha të Jorge në këtë duel”, tha Mike Brown.

“Jorge e meriton shumë titullin kampion dhe po shkon në këtë duel pa përgatitjen e duhur, por me dëshirën për të shkruar historinë”, tha trajneri. Jorge Masvidal, që mban gjerdanin BMF (baddest mother fu**er) do të duelojë ndaj Kamaru Usman, kampionit të botës në peshën “welter”.

Pavarësisht këtij lajmi, dueli mes Masvidal dhe Usman do të zhvillohet rregullisht dhe është sfida kryesore e eventit UFC-251. Vetë Masvidal zëvendësoi në këtë duel brazilianin Gilbert Burns, që doli pozitiv me koronavirus pak ditë më parë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu