Rikthim në izolim/ Melburn, dyqanet “nën sulm”

0
Gjigandi

Blerësit në qytetin e dytë më të madh të Australisë, të përfshirë nga paniku, zbrazën raftet e supermarketeve të mërkurën, ndërsa miliona vetë në Melburn po përgatiten të rikthehen në izolim për shkak të virusit, me paralajmërimin se kufizimet e reja mund të çojnë në një krizë të shëndetit mendor.

Pesë milionë banorë janë urdhëruar të rikthehen në një izolim gjashtë javor duke filluar nga mesnata mes të mërkurës dhe të enjtes, ndërsa transmetimet në komunitet të virusit po rriten me më shumë se 100 raste të reja çdo ditë. 134 infektime të reja u konfirmuan 24 orët e shkuara, një shifër e vogël kjo në krahasim me dhjetëra e mijëra në vendet më të goditura si SHBA dhe Brazili, por që konsiderohet një rritje e madhe në Australi, vend ky që ka qenë i suksesshëm në mbajtjen nën kontroll të epidemisë.
Disa supermarkete në vend rivendosën kufizime në blerjen e mallrave, përfshirë makaronat, perimet dhe sheqerin pasi blerësit u dyndën në dyqane në të gjithë shtetin e Viktorias. Ekspertët kanë paralajmëruar se njerëzit, kudo, duhet të mësohen me normalitetin e ri të heqjes dhe kthimit të kufizimeve ndërsa vatra të reja shfaqen dhe shuhen ndërsa ka edhe shqetësime mbi shëndetin ekonomik dhe mendor që masat do të sjellin pas.
Autoritetet thonë se i lidhin shumë nga rastet e reja në Melburn me hotelet ku banorët që kthehen nga pushimet jashtë vendit mbahen në karantinë. Mediat lokale kanë raportuar se rojat e sigurisë kanë shkelur rregulloret çfarë ka bërë që qeveria të vendosë të zëvendësojë kontraktorët privatë me stafin e burgjeve dhe të nisë hetimet. Në total, Australia ka regjistruar thuajse 9 mijë raste të koronavirusit dhe 106 viktima.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu