Tragjike në Berat/ Mbrëmë i riu u dogj brenda makinës së aksidentuar, një muaj më parë i ati gjeti të vëllanë të mbytur në lumë

0
Gjigandi

 

Dy tragjedi ka përjetuar familja Merkaj në qytetin e Beratit brenda 1 muaj e pak ditësh. Djali 28-vjeçar i familjes humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi flakët përfshinë makinën që po drejtonte. Shkak për zjarrin u bë përplasja me shtyllën e ndriçimit dhe rënia në kanalin anësor të rrugës.

Por, familja Merkaj më datë 16 janar të këtij viti përjetoi një tjetër vdekje tragjike. Bëhet fjalë për të riun nga Berati, vëllain e 28-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e djeshme. I identifikuar si Jurgen Merkaj, 32 vjeç, ai u gjet i pajetë nga babai i tij në lumin e fshatit Orizaj. Ai kërkohej prej ditësh nga familja, por ishte vetë i ati i dy djemve, që gjeti të birin, në rrjedhën e Osumit.

Të dyja ngjarjet dyshohet të jenë aksidentale pasi në trupin e pajetë të 32-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërsa detajet e aksidentit të mbrëmjes së djeshme nuk janë zbardhur ende, megjithatë paraprkisht nuk ka dyshime se ngjarja mund të jetë e qëllimshme.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu