Fund tragjik ka pasur një i ri sot në Tropojë, i cili është mbytur në lumin Valbonë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bujan.
Deri më tani nuk dihen rrethana të ngjarjes në fjalë, si dhe identiteti i të riut.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.