Trafiku i emigranteve/ Zbulohen 8 persona ne kamionin frigoriferik ne France – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Dy shoferë kamioni janë vënë në pranga nga policia franceze, pasi në automjetin që ata drejtonin janë zbuluar 8 shtetas afganë, mes të cilëve edhe 2 fëmijë të vegjël, të cilët vuanin nga hipotermia. Arrestimet u kryen në portin francez të Calais rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës, kur ata tentuan të hipnin në një traget që kishte si destinacion Anglinë. Një burim ka thënë për mediat franceze se emigrantët vuanin nga hipotermia. “Gjendja e tyre do të ishte përkeqësuar nëse do të vazhdonin rrugën. Tashmë ata janë dërguar në spitalin e Calais. Drejtuesit e kamionit dyshohet se do t’i transportonin ata drejt Anglisë. Emigrantët janë zbuluar nga forcat e rojës britanike, të cilët më pas kanë njoftuar autoritetet franceze”, ka thënë burimi. Kjo ngjarje vjen pas tragjedisë me 39 viktima të gjendur në pjesën e pasme të një kamioni frigoriferik në Essex të Anglisë. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu