Klosi: Shqiperia vendi i pare europian pa qese plastike pas 1 qershor 2020 – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Strategjia “Clean and Green 2020”, ka bërë plotë dy vite në Shqipëri. Data e sotme përkon me Ditën e OKB në Shqiupëri  dhe në kuadër të 74 vjetorit organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ministri Klosi tha se “pas dy vitesh të strategjisë sonë jemi përpjekur të bëjmë mekanizma të ndryshëm ligjorë, jemi përpjekur të bëjmë veprime shumë të mëdha në terren mund të them me bindje se diçkaje ia kemi dalë. Ia kemi dalë që të ngremë në Shqipëri një protestë qytetare përsa i përket veprimeve që dëmtojnë mjedisin”. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi sot se “kur dy vjet më parë lançuam strategjinë tonë “Clean and Green 2020” apo për të pasur një Shqipëri shumë më të pastër në vitin 2020, shumë ishin kundër nesh, shumë ishin skeptikë shumë mendonin se gjërat që ne thoshim nuk do të realizoheshin pasi për dekada të tëra mjedisi në Shqipëri është parë si një mall pa zot”. Në fjalën e tij Klosi ka thënë se Shqipëria më 1 qershor 2020 do të bëhet vendi i parë pa qese plastike në Evropë. Fjala e ministrit Klosi në Ditën e OKB-së: Faleminderit që zgjodhët ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për të realizuar këtë konferencë dhe dhe ndjese për diellin, nuk kemi pasur gjë në dorë ne si Shqipëri për të ndryshuar këtë ritëm të ngrohjes globale , por kemi pasur shumë në dorë që të bëjmë punët tona dhe detyrat tona të shtëpisë për të pasur një Shqipëri më pro ambjentit dhe  një Shqipëri e cila jeton me mjedisin. Kjo ditë e ngrohtë e fundtetorit për Shqipërinë turistike ka bërë shumë mirë pasi ky tetor ka shënuar një rritje 15% më shumë se tetori i vitit të kaluar por po ashtu problemet janë të gjitha dhe ne përpiqemi që të bëjmë punën tonë. jemi të ndërgjegjshëm që shumë pak mund të bëjmë për ngrohjen globale, por kemi shumë për të bërë dicka më të mirë për natyrën dhe mjedisin në vendin tonë. Në këtë kuadër kur dy vjet më parë lancuam strategjinë Në këtë kuadër kur dy vjet më parë lancuam strategjinë tonë “Clean and Green 2020” apo për të pasur një Shqipëri shumë më të pastër në vitin 2020, shumë ishin kundër nesh, shumë ishin skeptikë shumë mendonin se gjërat që ne thoshim nuk do të realizoheshin pasi për dekada të tëra mjedisi në Shqipëri është parë si një mall pa zot. Investimet në industri të ndryshme, abusive apo jo mjedisin e kanë parë gjithmonë si gjënë e fundit dhe ndaj ndihem shumë mirë sot që ju Brajan dhe organizata juaj si një partner strategjik i MTM-së zgjodhët që këtë aktivitet  ta bëjmë së bashku dhe t’ia dedikojmë tërësisht mjedisit, natyrës dhe atyre që duhet të bëjmë më mirë që në vendin tonë të kemi një mjedis më të mbrojtur Them me shumë kënaqësi që pas dy vitesh të strategjisë sonë jemi përpjekur të bëjmë mekanizma të ndryshëm ligjorë, jemi përpjekur të bëjmë veprime shumë të mëdha në terren mund te them me bindje se dickaje ia kemi dalë. Ia kemi dalë që të ngrejmë në Shqipëri një protestë qytetare përsa i përket veprimeve që dëmtojnë mjedisin Një ministër mbase nuk do ta kishte të udhës që të dilte pra një opinion të tillë dhe të thoshte që ndihem shumë mirë sa herë në kronikat televizive që janë të përditshme njerëzit kërkojnë më shumë rregulla në mjedis, në komitetet të ndryshme  në veri dhe në jug të vendit ngrihen kundër ndërtimit të një HEC_i cili nuk respekton rregullat mjedisore dhe tashmë ndihem shumë mirë që edhe kur ju takoj jut ë gjithëve kolegë ambasadorë gjithmonë tema e mjedisit është një temë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve Në 2013-ën kur Edi Rama mori qeverisjen e vendit, ne e deklaruam ; do të konsumojmë pushtetin tonë duke bërë reforma, do të konsumojmë pushtetin tonë edhe duke rritur mendimin kritik karshi mënyrës së qeverisjes, por do të përpiqemi cdo ditë dhe cdo ditë ia kemi dalë që të japim një mesazh në mbrojtje të mjedisit . Do të përpiqemi cdo ditë dhe cdo ditë ia kemi dalë të bëjmë dicka që të shkojë në drejtimin e duhur, të shkojë në një dashuri më të madhe për një Shqipëri dhe një natyrë të bukur . Jemi shumë të vegjël për të ndryshuar trendin e ngrohjes globale në botë, por kemi qenë të vendosur dhe me forcë shumë të madhe për të marrë dy nisma që të tjerët nuk i kanë marrë; për të bërë moratoriumin e pyjeve dhe sot në Shqipëri me ligj ndalohte prerja e pyjeve, ia kemi dalë të bëjmë moratoriumin e gjuetisë si pak të tjerë në mos asnjëri në rajon, për të qenë ne të parët që ndalojmë gjuetinë në të gjitha mënyrat e saj dhe për të luftuar që në Shqipëri të kemi  më shumë pemë, zogj, biodiversitet dhe mbrojtje të natyrës. Ia dolëm si të vegjël por me guxim shumë të madh që tashmë në kodin e ri penal, krimi mjedisor të jetë krim penal. Të dënohen me vite burg ata që presin një pemë. të dënohen me vite burg ata që trajtojnë mjedisin në mënyrë të parregullt, Të dënohen me vite burg ata që prishin zonat tona të mbrojtur. Nuk kanë qenë mekanizma të lehtë, nuk kemi pasur konsensus të plotë, industria vazhdon të jetë agresive por së bashku kemi folur zotërinj ambasadorë dhe shumë mirë që jemi të gjithë bashkë këtu për një Shqipëri më të pastër, një Shqipëri që duhet të trajtojnë ndryshe mbetjet urbane, për një Shqipëri që nuk mundet që në vitet 19-2020 të vazhdojë të trajtojë lumenjtë si venddepozitime ilegale të mbetjeve urbane. Ndaj kërkuam përsëri që hedhja e mbeturinave pa vend dhe në mënyrë të patrajtuar të jetë vepër penale dhe duke filluar nga ne, administratorët e lartë publikë, lokale apo  qendrorë, të dënohemi penalisht kur vazhdon ky sistem por për këtë duhet të punojmë  bashkë edhe me ju kolegë ambasadorë që projektet nga veriu në jug duhet të kenë dimensionin  mjedisor shumë më të theksuar dhe shumë më pranë atyre cfarë duan njerëzit që e kanë të pamundur të ndalojnë bërjen e nje HEC- që u merr ujin shekullor të fshatit të tyre, por ama të gjithë së  bashku mund ‘ti japim atyre zë, t’i ndihmojmë ata që të ngrihen cdo ditë për një Shqipëri më të pastër, më ambjentale më turistike ndaj përsëri të falenderoj Brajan, të falenderoj që e bëmë këtë bisedë në lancimin e një nisme po ashtu të vështirë, që shumë pak e besojnë. Bëjmë sondazhe, njerëzit e duan por shumë pak e besojnë që Shqipëria mund të shndërrohet në vendin e parë europian pa qese mbajtëse plastike. E bëmë një vendim të qeverisë para një viti për të reduktuar qeset e pabiodegradueshme dhe sot kemi një realitet që shënon 50% më pak qese plastike në vendin tonë. Por përsëri atë cfarë duam të realizojmë , Shqipërinë e pastër turistike, Shqipërinë ku turistët që nuk janë pak, këtë vit kemi 6.5 milionë pasaporta të huaja nga mbi 65 vende të ndryshme të botës që vizitojnë Shqipërinë. Në komentet e tyre thonë që Shqipëria është e bukur, natyra fantastike, që është një kombinim i përsosur i bukurisë natyrore, i pasurive të zonave të mbrojtura por në të  gjitha komentet e tyre thonë që Shqipëria është e papastër. Ne duhet të bëjmë një fushatë drastike për të shënuar 1 qershorin e vitit 2020 si ditën që ne në Shqipëri dhe e gjithë bota e feston si ditën ndërkombëtare të fëmijëve , si dita kur Shqipëria të jetë pa qese plastike, kur metoda alternative, shkencore që përdoren gjerësisht në botë, t’I japin mundësinë këtij realiteti që të jetë gjithmonë e më shumë një vend I pasur ku qesja plastike të mos ekzistojë më. Por kjo nuk bëhet vetëm me ligjin që do të miratojmë ne në parlament, kjo padyshim nuk bëhet vetëm me vullnet politik dhe me vullnet administrativ nga qeveria e Edi Ramës apo nga ne ministrat. Këtu duhet të krijojmë një aleancë të përbashkët dhe realisht e kam bërë këtë bisedë me shumë prej jush por po e bëj publikisht në këtë ditë ndërkombëtare të OKB-së, le të jemi të gjithë së bashku në një fushatë nga veriu në jug për të takuar të rinj, nxënësit e shkollave, për të dhënë leksione në të gjitha shkollat e Shqipërisë sesa e rrezikshme është kjo mbetja e plastikës sot për mbarë botën, se sa e mundur është në Shqipëri ne mund të edukojmë një brez të ri I cili thotë jo edhe me ndonjë kosto në shoqëri përdorimi I qeseve plastike. Na duhet shumë që gjatë këtij viti deri në ditën kur do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike të mos jetë një debat për një element që janë qeset plastike , por të jetë një debat për mjedisin, për njerëzit që e duan natyrën, për një Shqipëri turistike e cila mund të prodhojë ekonomi, mirëqenie, mund të zhvillojë të të gjitha ato që janë treguesit e një shoqërie  të qëndrueshëm. Ne mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim dhe për këtë duam aleancën tuaj në një politikë të përbashkët, në një aksion të madh qytetari kundër ndotjes së mjedisit, dëmtimit të natyrës, riprodhimit të asaj që e kemi më të bukur, natyrën e një vendi të vogël në Ballkan për me zemër të madhe dhe një mikpritje për të gjithë ata që duan të jenë miq të këtij vendi. Faleminderit. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu