Një largim i madh pritet të ndodh këtë verë nga Juventus.
Jose Mourinho është shumë i interesuar të përforcojë krahun e mbrojtjes së Tottenhamit me yllin e Juventusit, Alex Sandro.
Jose Mourinho është një nga personat më të urryer për tifozët e Juventusit. Ata nuk e harrojnë kohën e portugezit me Interin, por sidomos festimit acarues të tij pas fitores së Manchester United në Torino për sfidën e vlefshme për Champions League.
Në futboll faqja ndryshohet shpejt dhe Mou duket se e ka ndërruar faqen, pasi do të rrëmbejë mbrojtësin e krahut, Alex Sandro.
Tekniku portugez është gati të ofrojë kartonin e Serge Aurier plus para për brazilianin.
Kartoni i Alex Sandros vlerësohet te 50 milionë euro sipas asaj që shkruan Tuttomercatoëeb, por me përfshirjen e Aurier pritet të ulet akoma më shumë.