Tottenham nuk tregon mëshirë për Leicester Cityn. Spursat shënuan fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Leicester Cityt, në takimin e javës së parafundit në Premier League.
Futbollisti anglez, Harry Kane, tregoi formën e tij dhe ka shënuar dy herë në portën e rivalit.
Në minutën e 6-të, Justin shënon autogol, ndërsa Kane realizon dy gola të shpejtë në minutën e 37-të dhe në atë të 40-tën, duke e thelluar fitoren me rezultat 3:0.
Pas javës së 37-të, Leicester renditet në pozitën e katërt me 62 pikë, ndërsa Tottenham është në atë të gjashtën me 58 sosh.