Zinedine Zidane dhe Gareth Bale nuk kanë asnjë marrëdhënie me njëri-tjetrin, dhe kjo situatë është vërejtur dhe ka ndikuar edhe te pjesa tjetër e dhomës së veshjes te Real Madridit.
Toni Kroos e pranon se situata në të cilën është përfshirë uellsiani është e pakënaqshme për të gjithë.
Bale nuk ka luajtur që moti nën drejtimin e Zidanes, ndërsa as ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, pritet të mos e bëjë këtë.
“Realiteti është se kjo situatë është një situatë e pakënaqshme për të gjithë, Bale nuk ka nënshkruar për të luajtur aq pak sa po bën tani”.
“Unë mendoj se ai fillimisht ka dashur të largohet verën e kaluar dhe klubi tha po, por më pas ndryshuan mendje”.
“Nuk e di nëse ai është akoma pak i zhgënjyer për këtë, me të vërtetë nuk e di, por e vërteta është se është një temë e vështirë”, ka thënë Kroos për Lauschangriff Podcast.
Sidoqoftë, sipas gjermanit Bale nuk është aspak problem në dhomën e veshjes te Real Madridi.
“Çdo gjë është në rregull në ekip, ne nuk u japim këtyre gjërave shumë rëndësi, Bale gjithashtu na ka ndihmuar të fitojmë shumë në gjashtë vitet e fundit”, tregon Kroos i cili shton se në ekip ka respekt për atë që ka dhënë uellsiani me fanellën e bardhë.