Toni Kroos e zbulon se sa afër ishte të transferohej te Manchester United dhe pse zgjodhi Real Madridin

0
Gjigandi

Mesfushori gjerman, Toni Kroos ka zbuluar se shansi për të kaluar në Real Madrid ishte e vetmja gjë që e ndaloi atë të transferohej në Manchester United në vitin 2014.

Pas gjashtë vjetësh në ekipin e parë të Bayern Munich u bë e qartë se Kroos ishte caktuar të largohej nga Allianz Arena atë verë, përpara se të merrte pjesë në Kupën e Botës.

David Moyes ishte i lidhur fort me një lëvizje për mesfushorin e Gjermanisë në Manchester United, por skocezi u shkarkua para fundit të sezonit dhe transferimi nuk ndodhi kurrë.

Ylli gjerman, Kroos tani ka zbuluar se sa afër ishte të transferohej në Old Trafford.

“Manchesteri kishte shumë interes për mua përpara Kupës së Botës dhe një marrëveshje ishte afër”, ka thënë fillimisht Kroos për Lcastchangriff Podcast.

RonaTyra

“Atëherë agjenti im më thirri dhe më tha për Real Madridin, dhe kur Real Madridi shfaqet ju vendosni Manchesterin pas tyre në linjë”.

“Në Kupën e Botës, Joachim Low më pyeti nëse po largohesha për në Madrid, kështu që unë i tregova për këtë dhe ai ishte i lumtur për mua që të negociojë kushtet gjatë turneut”, përfundoi ylli gjerman.

Ka pasur thashetheme më parë se zëvendësuesi i Moyes, Louis van Gaal kishte vendosur të mos e nënshkruante Kroosin, por mendimi i mesfushorit është qartë se ai mori vendimin.

Ai u transferua në Bernabeu për rreth 30 milionë euro dhe ky transferim u bë zyrtar vetëm katër ditë pasi Kroos dhe bashkatdhetarët e tij fituan Kupën e Botës.

Kroos ka vazhduar të luaj 277 ndeshje për Los Blancos deri më tani dhe ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Ligas dhe disa trofe tjerë vendor dhe ndërkombëtar.

Unitedi nga ana tjetër kanë fituar një herë Ligën e Evropës, Kupën FA dhe Kupën e Ligës dhe kjo vetëm sa forcon bindjen se vendimi i Kroosit ka qenë i duhuri. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu