Gjykata e Durrësit eshte blinduar nga policia teksa po zhvillon seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish punonjësit e Hipotekës, të ndaluar dy ditë më parë për tjetërsimin e një sipërfaqe të madhe toke në Gjirin e Lalëzit. Gjatë operacionit të policisë u arrestuan tre ish drejtues të ZVRPP Durrës, Ardjan Ilajzi, Edlira Nova, Ardian Kona dhe Ibrahim Sulejmani, ish kryetar i komunës së Ishmit si dhe u proceduan penalisht dhjetëra persona të tjerë. Ndalimi i tyre erdhi pas një hetimi që zgjati për disa muaj ku u bënë dhjetëra përgjime ambientale telefonike, filmime dhe ndjekje të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Ndaj të gjithë personave të proceduar, përveç hetimeve për aktivitetin kriminal ka nisur edhe hetimi pasuror, për pronat dhe llogaritë bankare që mund të disponojnë ata ose të afërm apo miq të tyre.
Ballina Lajme Shqip Tjetersuan Kepin e Rodonit, zyrtaret dalin ne gjykate, policia blindon zonen –...